Telegrafi

Gjendet e vdekur në afërsi të lumit Ibër, gruaja e cila ishte raportuar e zhdukur

Foto: Ilustrim

Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur është gjetur pa shenja jete nga njësitet policore dhe zjarrfikësit, në afërsi të lumit Ibër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 05:00 në fshatin Jasevik i Poshtëm, në Zubin Potok.

“Viktima f/k, e cila ishte raportuar si person i zhdukur, është  gjetur pa shenja jete, nga njësitet policore dhe zjarrfikësit, në afërsi (të pendës së vogël) të lumit Ibër”, thuhet në raport.

Siç thuhet tutje në raport, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu dorëzohet familjarëve për ceremoni mortore./Telegrafi/