Është gjetur pa shenja jete gruaja e cila rezultonte e zhdukur në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.
Hashai tha se viktima është e moshës rreth 82-vjeçare.
“Po mund të konfirmoj se është gjetur pa shenja jete një grua e moshuar rreth 82 vjeçare, që dje ishte paraqit nga familjarët e humbur. Prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë”, tha ai.
Ndryshe, policia konfirmoi sot se gruaja ishte zhdukur nga dita e enjte, dhe se e njëjta kishte probleme mendore.
“Fsh. Doberqan, Gjilan 04.07.2024-00:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjyshja e tij, viktima femër kosovare (me probleme mendore) gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, ka njoftuar policia më herët. /Telegrafi/