Një grua e moshës 56-vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Udënisht të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake të policisë raportohet se dyshohet se 56-vjeçarja është vetëvarur.
“Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.
Grupet hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së 56-vjeçares. /Telegrafi/