Telegrafi

Gjendet e vdekur 51 vjeçarja në Gjakovë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një 51 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje mëngjesin e sotëm në fshatin Zhdredhë të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi për Telegrafin se njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Sopot-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972. Në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, u shpreh ai.

Elezaj shtoi tutje se, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/