Telegrafi

Gjendet e shtrirë në rrugë një 14 vjeçare në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një vajzë 14 vjeçare është gjetur e shtrirë në rrugë me disa lëndime. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:50 në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor në qendrën e mjekësisë ligjore.

Për shkak të gjendjes së rëndë emocionale dhe fizike viktima nuk ka mundur të japë deklaratë. /Telegrafi/