Një vajzë 14 vjeçare është gjetur e shtrirë në rrugë me disa lëndime. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:50 në Prishtinë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor në qendrën e mjekësisë ligjore.
Për shkak të gjendjes së rëndë emocionale dhe fizike viktima nuk ka mundur të japë deklaratë. /Telegrafi/