Telegrafi

Gjendet drogë në burgun e Dubravës

Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në burgun e Dubravës kanë gjetur substanca narkotike të llojit marihuanë.

“Nga drejtori i burgut është raportuar se gjatë kontrollimit të hapësirave të pavijoneve është gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 0.5 gram”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/