Policia e Kosovës pas një pune hetimore me datën 19.03.2019 lidhur me një rast rrëmbimi që është raportuar në Pejë, është identifikuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është baba i fëmijës së raportuar si i rrëmbyer.
Sipas të dyshuarit fëmija ka qenë i sëmurë dhe të njëjtin e kishte marrë për ta dërguar te mjeku dhe të qëndrojë tek ai disa ditë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në prezencë të punëtorit të QPS-së fëmija i është kthyer ankueses nënës së tij në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/