Site icon Telegrafi

Një grua gjendet e vdekur afër xhamisë në Ferizaj

Një femër është gjetur pa shenja jete në afërsi të xhamisë në Ferizaj.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një 57-vjeçare.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nënkoloneli Basri Shabani nga Policia e Kosovës na rajonin e Ferizajt.

“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë femërore është gjetur në qytet, në afërsi të xhamisë, pa shenja jete, është e lindur në vitin 1964. Njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe emergjenca”, tha Shabani. /Telegrafin/

Exit mobile version