Site icon Telegrafi

Gjendet 19-vjeçarja nga Obiliqi që ishte zhdukur para gjashtë ditësh

Foto: Ilustrim

Laureta Kuleta nga Komuna e Obiliqit e cila tash e gjashtë ditë rezultonte e humbur është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, pasditen e së hënës.

Kuleta pas gjetjes është dërguar për në stacionin policor, për kompletim procedural të rastit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 është gjetur (gjendjen shëndetësore e ka të mirë) vajza e zhdukur ditë më parë në Obiliq. E njëjta aktualisht ndodhet në stacion policor deri në kompletimin procedural të rastit”, tha Ahmeti.

Lexo po ashtu Humb 19 vjeçarja nga Obiliqi, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Babai i 19-vjeçares, Ibrahim Kuleta kishte deklaruar gjatë të hënës paradite për Telegrafin se vajza e tij ka dal nga shtëpia më datën 3 nëntor.

“Ka dal nga shtëpia rreth orës 20:00 dhe më nuk kemi pasur asnjë kontakt me të, rastin e kemi lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version