Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur 16 vjeçarja e cila rezultonte e humbur që dy ditë.
Policia bën të ditur se 16 vjeçarja pasi kishte shkuar përfunduar shkollën nuk ishte kthyer më në shtëpi, transmeton Telegrafi.
“Me datë 23.11.2021, rreth orës 17:40, një ankues ka raportuar se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë, mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në lidhje me rastin policia kishte filluar hetimet dhe kërkimin e saj. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, ka arritur që të kontaktojë me personin e zhdukur përkohësisht dhe e njëjta është paraqitur pranë familjes”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
“Viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike. Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit”. /Telegrafi/