Telegrafi

Gjenden tri granata të fshehura në pronën e qytetarit nga Suhareka

Një person ka raportuar se në Suharekë, në pronën e tij diku janë të fshehura tri granata dore të cilat më herët i kishte fshehur prindi i tij i vdekur më parë.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së për deminim pas hulumtimit kanë arritur t’i gjejnë tri granata dore dhe të njëjtat i kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë pasojë. /Telegrafi/