Dy raste të vdekjes janë raportuar të hënën në Prishtinë. Viktimat sipas raportit të policisë u gjetën pa shenja jete në banesat e tyre.
Rasti i parë u raportua në rrugën “Afrim Zhitia” rreth orës 11:36. Një grua kosovare e moshës 43 vjeç, është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me urdhër të prokurorit.
Dje policia bëri të ditur se dyshohet se e njëjta ka kryer vetëvrasje.
Ndërkaq rasti tjetër u raportua rreth orës 23:40, ku një burrë u gjet pa shenja jete në banesën e tij.
Njësitë relevante të Policisë dhe emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për hetime të mëtejshme.
Policia ka nisur hetimet për të dy rastet. /Telegrafi/