Dy shtetase ukrainase janë gjetur të pajeta në Tiranë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35.
Dy gratë nga Ukraina, njëra 25 vjeç dhe tjetra 40, u gjetën pa shenja jete në një banesë në Rrugën e Dibrës.
Dyshohet se dy ukrainaset e kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/