Dy persona pa shenja jete janë gjetur ditën e shtunë në Prishtinë dhe në Prizren.
Policia njofton se viktima në Prishtinë është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa viktima tjetër në Prizren është gjetur në banesë.
Lidhur me rastet, Prokuroria ka nisur hetimet.
Prishtinë 29.07.2023-18:00 Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore.
Prizren 29.07.2023 – 12:04. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/