Telegrafi

Gjenden pa shenja jete dy persona, një në Malishevë dhe një në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Dy person pa shenja jete janë gjetur ditën e enjte në Malishevë dhe në Gjakovë.

Policia bën të ditur se në Malishevë një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në Gjakovë, rreth orës 10:50 është gjetur pa shenja jete një femër.

Rastin në polici, e ka lajmëruar një përson.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktimën femër kosovare e kishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”./Telegrafi/