Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të vdekjeve.
Në rastin e parë sipas raportit bëhet e ditur se një person është gjetur i ulur në rrugë pa shenja jete.
Tutje në raport thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:20, në Prizren.
“Prizren 28.10.2024-10:20. Raportohet se pa shenja jete është gjetur ulur në rrugë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ne vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërsa, rasti i dytë është raportuar se një person është gjetur i shtrirë në tokë i cili pas dhënies së ndihmës mjekësore është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas ka ndërruar jetë.
“Prizren 28.10.2024-13:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/