Site icon Telegrafi

Gjenden mbi 150 goma të papërdorshme në komunën e Karposhit

Shërbimet komunale të komunës së Karposhit sot kapën një sasi prej 150 goma, në afërsi të Bardovcit, që kryesisht përdoret si pajisje ngrohëse gjatë kësaj periudhe të vitit.

Duke marrë parasysh hetimet dhe analizat për arsyet e ajrit të ndotur, siç njoftojnë nga komuna, një numër i madh i amvisërive ende nxehen me materiale që s’janë ekologjike, përkatësisht e ndotin ajrin dhe mjedisin jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga komuna e Karposhit përsëri bëjnë apel deri te gjithë qytetarët dhe amvisëritë që nxehen me dru dhe goma ta ndërrojnë mënyrë e nxehjes dhe të aplikojnë për subvencione për peleta apo klima në Bashkinë e Shkupit.

Vetëqeverisja vendore vazhdon me kontrollet inspektoriale në terren, me qëllim të caktojnë ndotësit e ajrit, të sanksionohen dhe të mbrohet rrethina./Telegrafi/

Exit mobile version