Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Komunën e Skenderajt ka pranuar një raportim për gjetjen e disa mbetjeve mortore.
Në raportin e Policisë thuhet se menjëherë pas raportimit njësitet përkatëse i kanë marrë këto mbetje dhe i kanë dërguar për ekzaminim.
“Skenderaj 15.06.2020-15:00. Më 16.06.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se gjatë disa punimeve janë gjetur disa mbetje mortore-eshtra. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse i kanë marr mbetjet mortore dhe i kanë dërguar për ekzaminim”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/