Telegrafi

Gjenden mbetje mortore në Prizren

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:11, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/