Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:50, në Prizren.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse të FSK-së të cilët kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tre granata dore dhe rreth dy mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse të FSK-së të cilët kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tre (3) granata dore dhe rreth dy mijë (2000) fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raport. /Telegrafi/