Telegrafi

Gjenden gjashtë trupa të pa jetë, pas rrëzimit të një helikopteri në Havai

Shpëtuesit kanë gjetur trupat gjashtë personave, pasi një helikopter u rrëzua në majë të një mali në ishullin Havai të Kauai.

Helikopteri ishte duke i bartur shtatë udhëtarë, derisa nuk ka shenja se mund të ketë ndonjë tjetër të mbijetuar, transmeton Telegrafi.

Kërkimet për personin e zhdukur, pritet të fillojnë të nesërmen, nëse lejojnë kushtet klimatike dhe ka kthjellime në atë pjesë.

Shkaktar i rrëzimit të fluturakes, besohet se ishin erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm që fillojë papritmas, gjatë orëve të pasdites.

BBC raporton se në helikopterin turistik, që u rrëzua 40 minuta para se të bëhej aterrimi i planifikuar, ishin edhe dy të mitur, së bashku me udhëtarët tjerë. /Telegrafi/