Telegrafi

Gjenden dy peshkaqenë të ngordhur në plazh me bisht të prerë (Foto)

Në një plazh në Cornwall të Anglisë, janë gjetur dy peshkaqenë të kaltër me bisht të prerë që kanë ngordhur për disa ditë.

Nuk dihet se si kanë përfunduar krijesa e detit aty, dhe pse e kanë një pjesë të trupit të amputuar, transmeton Telegrafi.

Asnjëherë më parë nuk është shënuar ndonjë rast i tillë, kur ndonjë peshkaqeni i është prerë bishti, meqenëse nuk hyn askund në shfrytëzim.

Policia dhe ‘Wildlife Trust’ janë duke bërë hetime mbi rastin bizar, që nuk dihet nga kush është shkaktuar apo për çfarë motivi.

Ndryshe, peshkaqenët e kaltër jetojnë në thellësi ku është shumë ftohtë, dhe janë ndër të vetmet gjallesa deti që lëvizin në grupe të vogla. /Telegrafi/