Policia gjermane thotë se janë në kërkim të një tuniziani i cili po dyshohet rreth sulmit të ditës së hënë në Berlin, ku një kamion ishte futur në një treg të Krishtlindjeve, duke vrarë 12 veta dhe lënduar disa të tjerë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, së fundmi është bërë e ditur se ata janë afër identifikimit të tij, pasi thuhet se dokumentet për azil janë gjetur në kabinën e automjetit të tij, përkatësisht poshtë ulëses së vozitësit.
Bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shtetas tunizian të quajtur Anis A, i cili ka lindur në vitin 1992, edhe pse i dyshuari besohet gjithashtu se ka dokumente me emërtime të dyfishta.
Policia gjermane thuhet se janë duke kërkuar në spitale të dyshuarin, i cili besohet se edhe ai ishte lënduar gjatë një zënke me shoferin polak të kamionit, i cili ishte rrëmbyer disa orë para “masakrës”. /Telegrafi/
++ Polizei sucht diesen Mann mit mehreren Identitäten: Anis A. und Ahmed A. ++ Zum Liveticker: https://t.co/KGVy9M9uBp pic.twitter.com/Lnh52wRdgc
— Berliner Zeitung (@berlinerzeitung) December 21, 2016