Telegrafi

Gjenden dhe asgjësohen bimë narkotike në Mirditë, arrestohen babë e bir

Policia shqiptare vazhdon me kontrolle masive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas një njoftimi të policisë sot, është përmbyllur një tjetër operacion antikanabis, i koduar “Continues”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Blinisht, njësia administrative Orosh, rrethi Mirditë, konkretisht në vendin e quajtur “Përroi i Seftes”, në ambient të hapur, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve, shtetasit B. Ll., 49 vjeç dhe A. Ll., 20 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Blinisht, Mirditë, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. /Telegrafi/