Telegrafi

Gjenden armë në një fshat të Gjakovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një fshat në Gjakovë janë gjetur dhe konfiskuar armë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

“Raportohet se gjatë kontrollit të shtëpive të katër të dyshuarve në fshatin Osek Pashë të Gjakovës janë gjetur dhe konfiskuar: një armë revole cal 7.65 mm dhe një karikator me 15 fishekë të cal 7.65 mm, një mulli për bluarjen e marihuanës, një armë AK 47 dhe tri armë pushkë gjuetie të llojeve të ndryshme, fishekë të llojeve të ndryshme”, thuhet në raport.