Telegrafi

Gjenden 15 fëmijë në një kamion frigoriferik në Britani, mendohet se po vinin nga Vietnami

Njëzetenjë persona, duke përfshirë fëmijë deri në moshën 12 vjeçare, janë gjetur brenda një kamioni frigoriferik që po hynte në Mbretërinë e Bashkuar.

Grupi i njerëzve që mendohet të jenë nga Vietnami, ishin fshehur në një ngarkese uji të gazuar në portin e Newhaven të Sussex të enjten.

Një rumun, që besohet të jetë shoferi, është akuzuar për ndihmën që ka dhënë për hyrjen e paligjshme të emigrantëve ne Britani.

Brenda kamionit u gjetën 15 fëmijë dhe 6 persona të rritur, të cilët thoshin se ishin nga Vietnami, përcjell oranews.tv.

Fëmijët nuk kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe janë transferuar në kujdesin e shërbimeve sociale.