Telegrafi

Gjen një mjet të pashpërthyer në murin e një shtëpie të pabanuar 

Një person ka informuar se në murin e një shtëpie të pabanuar, kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:25 në fshatin Dragoc, Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Siç thuhet në raport, njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë incident. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim