Telegrafi

Gjen mjet shpërthyes në arë

Të hënën në fshatin Kosuriq në Pejë, një person ka informuar se në arën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/