Një person gjatë gërmimit ka hasur në disa eshtra (mbetje mortore), tri gëzhoja dhe një palë rroba.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:45, në Istog.
Siç thuhet në raport, ankuesi dyshon se këto mbetje i përkasin vëllait të tij, i cili ishte i zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Një m/k ka informuar se gjatë gërmimit ka hasur në disa eshtra (mbetje mortore), tri gëzhoja dhe një palë rroba. Ankuesi dyshon se këto mbetje i përkasin vëllait të tij i cili ishte i zhdukur gjatë fundit të luftës në Kosovë. Njësitë përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/