Burri i një stjuardese të aviokompanisë holandeze Transavia ka gjetur ditarin e saj, ndërsa ajo çfarë shkruante në të e kishte shokuar aq shumë sa që ka vendosur që rastin ta paraqesë tek organet e drejtësisë.
Sipas asaj çfarë shkruante në ditar, gruaja e tij kishte pasur marrëdhënie seksuale me disa të punësuar në këtë aviokompani, me të cilët ishte “argëtuar” në aeroplanë, dhe hotelet ku kishin qëndruar gjatë pauzës së fluturimeve, transmeton Telegrafi.
Të gjitha këto i kishte shkruar në detaje në ditarin e vet, por në momentin që e kuptoi se burri dëshiron ta lajmërojë tek organet e drejtësisë, ajo ka bërë çmos që ta ndalojë. Por këtë rast do ta trajtojë Gjykata e Hagës.
Ndërkaq avokatët e aviokompanisë, janë zotuar se do të ngritin padi kundër burrit të stjuardesës për publikimin e e-mailave privat të cilat ajo i kishte shkëmbyer me palët e treta.
Në momentin që rrëfimet e jetës së private që janë shkruar në ditar janë bërë publike, rrjetet sociale pothuajse kanë shpërthyer nga komentet, derisa gjithë historinë e saj e kanë krahasuar me filmin “50 Shades of Grey”. /Telegrafi/