Telegrafi

I gjejnë marihuanë në veturë, arrestohet prizrenasi

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në fshatin Nashec të Prizrenit, ka ndalur automjetin e llojit Seat Ibiza me targa vendore.

Gjatë kontrollimit trupor te ngasësit, i është gjetur një sasi e substancës se dyshimtë për narkotik te llojit marihuanë e matur me peshoren elektronike me peshë 1.25 gram.

I dyshuari është sjell në stacionin policor dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/