Telegrafi

Gjejnë foshnjën e vdekur në qese të plastikës (Foto/Video, +18)

Disa fëmijë që ishin futur me dhunë në një spital të braktisur, kanë mbetur të tmerruar kur gjetën trupin e pa jetë të një foshnje në një qese plastike.

Një i ri i shokuar u ka thënë prindërve të vet, se ata gjithashtu kanë gjetur eshtrat e njerëzve në qese me etiketa mbi ta, transmeton Telegrafi.

Ky zbulim i tmerrshëm u bë, pasi disa fëmijë u futën tinëzisht në ndërtesën e spitalit Stobhill të Glasgow-it.

Por ekspertët e kësaj fushe mohojnë një gjë të tillë duke thënë se në qese kanë mundur të jenë kukulla që janë shfrytëzuar për qëllime të trajnimit të mjekëve të rinj. /Telegrafi/