Një çift që njihen si gjuetar të thesareve kanë arritur të gjejnë thesarin më të madh në historinë e Britanisë, që besohet se kapë vlerën e rreth 5 milionë funteve.
Adam Staples dhe partnerja e tij Lisa Grace, kanë gjetur 2,465 monedha që janë mbi njëmijë vite të vjetra, transmeton Telegrafi.
Por edhe pse thesari i tyre është më i vogël për nga sasia sesa ai i Staffordshire Hoard që konsiderohet si koleksioni më i madh i monedhave të “varrosura” që janë zbuluar në Britani, megjithatë thesari i tyre është për një milion funte më i vlefshëm.
2,465 monedha të argjendta ishin bërë për mbretin Harold II dhe secila prej tyre është në gjendje të mirë dhe secila kapë vlerën nga një mijë deri në 5 mijë funte.
Ekspertët pretendojnë se monedhat i përkisnin ndonjë personi të rëndësishëm dhe të pasur, i cili me qëllim i ka “varrosur” për t’i ruajtur.
Staples dhe Grace i kanë gjetur me detektor të metalit derisa po hulumtonin një zonë të gjelbëruar në afërsi të një ferme në verilindje të Somersetit. /Telegrafi/