Telegrafi

Gjatë garës me aeroplanë në Nevada, rrëzohet fluturakja dhe humb jetën piloti – publikohen pamjet rrëqethëse

Një pilot humbi jetën kur me aeroplan u përplas gjatë një gare me fluturake në Reno të Nevadas.

Videoja e postuar në rrjetet sociale, shfaq disa aeroplanë duke garuar dhe shumë spektator që mbanin kokën larg duke shikuar akrobacionet, kur në mënyrë krejt të papritur ndodhi më e keqja, transmeton Telegrafi.

Një aeroplan duket se humbi kontrollin dhe u përplas drejtpërdrejt në tokë, dhe erdhi deri te shpërthimi i fuqishëm që i kushtoi me jetë pilotit.

Vdekjen e pilotit që mori pjesë në garë e konfirmoi edhe drejtori ekzekutiv i Reno Air Racing Association, Fred Telling.

“Mund të konfirmojmë se gjatë garës në rrethin e tretë, ndodhi një aksident fatal”, shtoi Telling para gazetarëve. /Telegrafi/