Telegrafi

Gjatë vikendit, vranësirat do të sjellin reshje shiu, në viset e larta reshje bore

Foto: Ilustrim

Sipas parashikimit të motit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë vikendit do të mbajë kryesisht i vranët.

“Të shtunën vranësirat do të jenë të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu, në viset e larta reshje bore. Sasitë e reshjeve parashihet të jenë të ulëta. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s. Fundi i javës vijuese parashikohet të jetë me reshje të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/