Site icon Telegrafi

Gjatë udhëtimit për në Bruksel, Avdullah Hoti ndjehet mrekullueshëm në një përqafim (Foto)

Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti, i cili është kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike  e Kosovës, përveç si ekspert i ekonomisë dhe politikan, shquhet edhe për modesti.

Hoti thjeshtësinë dhe modestinë e tij e ka dëshmuar edhe sot gjatë udhëtimit të tij në Bruksel, ku shihet duke mbajtur në prehër fëmijën e udhëtares që kishte në ulësen afër tij.

Në fotografinë e siguruar nga Kosova Post shihet se si kandidati për kryeministër ndihet i lumtur dhe buzëqesh teksa mban në krahë Nartin disa muajsh i cili po udhëton me aeroplanin e njëjtë për në Bruksel.

“Narti dhe Kryeministri i ardhshëm ✌”, ishte ky mbishkrimi i nënës së Nartit, teksa ka ndarë ketë foto për miqtë e saj në Facebook. /Kosova Post/

Exit mobile version