Site icon Telegrafi

Gjatë udhëtimit nëpër Francë, gjetën të fshehur në bagazhin e furgonit dy refugjatë afganë

Refugjatët afganë, babë e birë ishin futur vjedhurazi në një furgon me tarha të Britanisë së Madhe, me shpresën se do të mbërrinin në atë shtet, mirëpo udhëtimi i tyre u ndërpre në gjysmë.

Kur Charlie Cox ndaloi të nxirrte motoçikletën, në furgon gjeti burrin me të birin e tij të mitur, që pyesnin të lumtur nëse kanë arritur në tokën britanike, transmeton Telegrafi.

“Më është dashur t’i zhgënjeja, sepse ishim ende në Francë dhe u detyrova t’i largojë dhe t’ lë në mes të askund. Më dhimbseshin, mirëpo nuk kisha mundësi tjetër”, ka thënë Cox.

Së bashku me një grup prej pesë shokëve, ata ishin duke shkuar në një shteg motoçikletash, kur ndaluan të pinin kafe në një pompë benzine.

Ky duket të ketë qenë momenti që e shfrytëzuan afganët, që të futen në furgon.

Ata janë lënë në afërsi të Dunkirk, që është në kufi me Belgjikën, ndërsa nevojitet kalimi i Calais, për të arritur në Britani të Madhe.

Shumë shpesh ka ndodhur që refugjatët të futen nëpër makina të zakonshme, pa dijeninë e shoferit, duke i rrezikuar që të dënohet si ndonjë trafikant nëse kapet nga mbrojtësit e rendit. /Telegrafi/

Exit mobile version