Telegrafi

Gjatë testimit, digjet modeli i ri Audi A7 (Foto)

Njëri nga modelet që ende nuk ka dalë në treg dhe i cili është duke u testuar, Audi A7, është djegur gjatë testimit të vozitjes në alpet austriake. Me këtë rast është kapur djegia e tij nga një fotograf që pamjet i ka hedhur në internet.

Audi A7, i djegur për arsye që nuk janë bërë të ditura, ishte duke u testuar si pjesë e fazës paraprake para se të dalë në treg.

Në këtë fazë, automobili testohet në kushte të ndryshme të vozitjes dhe automjeti në vend të dizajnit përfundimtar ka një lloj karrocerie të përkohshme.

Vetura nisi të digjet papritmas. Vozitësi e inxhinierët e Audit kanë ndalur automobilin. Tentimi për të shuar zjarrin me aparat të zakonshëm nuk pati sukses. Për fat të mirë askush nuk ka pësuar, transmeton KosovaPress.

Audi A7 i ri përdor platformën e lehtë mekanike MLB-Evo, e cila tashmë është përdorur në modelin Q7. Dizajni do të bazohet në konceptin e Audi Prologue, ndërsa premiera e modelit të ri pritet kah fundi i këtij viti ose në fillim të vitit 2018.