Site icon Telegrafi

Gjatë rregullimit të oborrit, gjetën një bunker të fshehur për një kohë të gjatë (Foto)

Francisco Goncalves kishte angazhuar disa punonjës, për të rregulluar oborrin pas shtëpisë së tij, që ndodhet në Bournemouth të Anglisë.

Gjithçka ishte në rregull, derisa nuk u largua një pjesë e dheut, poshtë së cilit u gjet një bunker i Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

“Streha nëntokësore në rast sulmi, ishte fshehur për një kohë të gjatë. Nuk e di sa pronarë ia janë ndryshuar kësaj shtëpi, apo nëse e kanë ditur se eksitonte” ka thënë Goncalves.

Në fillim, ata menduan se është ndonjë gropë misterioze, ndërsa kishin frikë të hynin brenda, nga ndonjë objekt apo material i rrezikshëm. Por, kur e ndriçuan hapësirën, kuptuan se është një bunker, brenda së cilit ishte hapësira për zjarr dhe oxhaku.

“Kishte shumë shishe dhe mbeturina, të cilat i larguan ngadalë, duke kërkuar për ndonjë artefakt të kohës” ka thënë pronari.

Familjarët planifikojnë të ndërtojnë sipër një kulm dhe një derë të vogël, për ta mbrojtur sa më shumë, ndërsa kërkojnë informata për pronarët e mëparshëm që e kanë ndërtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version