Neymar ka zbritur në ‘Parkun e Princave’ në Paris si një lojtar i PSG-së.
Braziliani është kthyer në lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit pasi ëpr të janë paguar 222 milionë euro.
Neymar për prezantimin e tij kishte afër të gjithë familjen.
Ajo që iu ka bërë më shumë përshtypje medieve është përqafimi i gjatë i Neymarit me mamanë e tij Nadine Santos.
Po ashtu në fushë ishte edhe babi dhe motra e tij.
Neymar ishte i shoqëruar nga presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi dhe mbante në shpinë fanellën me numrin 10-të. /Telegrafi/