Telegrafi

Gjatë përleshjeve në bregun e Jemenit, janë vrarë mbi 100 luftëtarë

Më shumë se 100 luftëtarë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e përleshjeve ndërmjet forcave jemenase dhe kryengritësve shiitë në bregun perëndimor të Jemenit.

Trupat e të paktën 90 kryengritësve janë dërguar në spital në qytetin Hodeida, në bregun e Detit të Kuq, që është nën kontroll të kryengritësve, derisa 19 ushtarët e vdekur janë dërguar në Aden, theksuan burimet mjekësore dhe ushtarake.