Telegrafi

Gjatë përleshjes në rrugë, u përfshi edhe një i ri që ishte veshur me kostum si lepur (Video)

I veshur me kostum lepuri, që të fotografohet me fëmijët gjatë festës së Pashkëve, në një shesh të Floridës së Shteteve të Bashkuara, është përfshirë në përleshje.

Megjithëse ai vetëm kishte dashur të ndante një çift që kishin mosmarrëveshje, u desh të rrihej me burrin që e grushtonte, duke dhënë pamje shumë të papërshtatshme, transmeton Telegrafi.

“Skena me e keqe nga kjo festë, kur simboli paraqitet i dhunshëm” ka shkruar një komentues, lidhur me këtë ngjarje.

Mirëpo, i riu që ishte veshur me kostum, ka thënë se nuk ka pasur kohë ta largonte dhe të intervenonte për ta qetësuar situatën, por veproi menjëherë. /Telegrafi/