Telegrafi

Gjatë periudhës së vetë-izolimit, Xhensila Myrtezaj vjen me një fotosesion të mahnitshëm

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila vetëm në Instagram numëron 1.5 milion ndjekës, nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Në këtë periudhë izolimi, ajo ka realizuar një set të veçantë artistik, në të cilin vjen siç nuk e kemi parë asnjëherë.

Në njërën prej fotografive, zeshkania shfaqet me dekoltenë e hapur dhe duke pirë cigare, teksa imazhi është bardh e zi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhensila Myrtezaj

Të shumta kanë qenë edhe komplimentet që ajo pranoi nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj.

Krahas kësaj, Xhensila vazhdon të jetë aktive me bashkëshortin e saj, Bes Kallakun, të cilët herë pas here sjellin video të ndryshme pranë njëri-tjetrit.

Sa i përket projekteve muzikore, “Paris”mbetet kënga e fundit e lansuar nga ajo që tashmë ka kaluar shifrën e 20 milionë shikimeve në YouTube. /Telegrafi/