Telegrafi

Gjatë një takimi bëri komente “të papranueshme” për Izraelin, politikani britanik suspendohet nga partia

Partia Laburiste e Britanisë së Madhe ka suspenduar njërin nga kandidatët në zgjedhjet e përgjithshme, i cili pretendohet gjatë një takimi ka sharë Izraelin, shkruan Sky News.

Graham Jones është supsenduar nga partia derisa pritet të fillojnë hetimet dhe pritet të intervistohet, transmeton Telegrafi.

Jones, ish-deputeti laburist për Hyndburn, i cili humbi mandatin e tij në 2019 dhe po kërkon të kandidojë përsëri, thuhet se ka thënë se qytetarët e Britanisë së Madhe që dalin vullnetarë për të luftuar për Forcat Mbrojtëse të Izraelit “duhet të mbyllen”, dhe se është “e kundërligjshme” që ata të luftojnë për Izraelin.

Një person që ishte prezent në takim ka thënë se Jones gjatë adresimit të tij ka thënë se: “Njerëzit do të duhej ta vendosnin Britaninë në rend të parë, dhe të ndalen duke vendosur shtetet e tjera në vendin e parë”.

Pretendohet se takimi ishte zhvilluar disa javë pas sulmit të 7 tetorit, ku shumë prej të pranishmëve ishin përfaqësues të komunitetit myslimanë. /Telegrafi/