Telegrafi

Gjatë ndeshjes Real Madrid – Atletico Madrid kishte një minutë heshtje për Beckenbauer, por tifozët në Arabinë Saudite e fishkëllyen

Futbollistët e Real Madridit u kualifikuan në finalen e Superkupës së Spanjës pasi mposhtën rivalin e qytetit Atletico Madridin me rezultat 5-3 pas kohës shtesë në Riad të Arabisë Saudite.

Ishte një lojë e mrekullueshme me tetë gola, përmbysje dhe raste nga të dyja palët.

Loja e rregullt u mbyll 3-3 dhe çështja e fituesit u zgjidh përfundimisht në kohën shtesë me dy gola të tjerë nga mbretërit.

Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për të madhin e futbollit botëror që sapo ndërroi jetë, Franz Beckenbauer. Nga tribunat e stadiumit të Riadit u dëgjuan fishkëllima nga disa prej shikuesve.

Arsyeja e saktë ende nuk dihet, por sauditët duket se janë nervoz me gjermanët pasi ata shpesh e kritikojnë Arabinë Saudite për mungesë demokracie dhe blerje të çmendura në futboll.

Lexo po ashtu Sa herë që kishte kontakt me topin, tifozët arabë e vërshëllyen Toni Kroosin - kjo shkaku i një deklarate të gjermanit

Sauditët gjithashtu fishkëllyen edhe Toni Kroosin, i cili i kritikoi mënyrën se si lojtarët shkojnë në ligë atje për para, ku e kishte ekzakt fjalën për Gabri Veigan, i cili edhe pse në moshë të re la La Ligan për të kaluar në Al Ahli në verë e kaluar./Telegrafi/