Ura e re e presidentit rus Vladimir Putin, që lidh Rusinë me pjesën e aneksuar nga forcat proruse në Ukrainë, është shembur pjesërisht duke përfunduar copat e mëdha të metalit në ujë.
Putin lavdërohej gjatë përurimit në maj të këtij viti, duke thënë se është ura më e gjatë në Evropë, megjithatë asaj iu deshën vetëm pak muaj nga përurimi që të shembet një pjesë, transmeton Telegrafi.
Këto dëme për t’u riparuar do të nevojiten disa muaj, ndërsa Putin dukej i gëzuar gjatë hapjes, ku pati thënë se ura 12 milje e gjatë ishte ëndërr e Carit rus si dhe liderit komunist Joseph Stalin.
Autoritetet ukrainase që nga fillimi i urës ishin kundër, pasi po ndërtohej në pjesën e aneksuar nga forcat proruse që vazhdimisht po i shkaktojnë probleme autoriteteve të sigurisë. /Telegrafi/