Site icon Telegrafi

Gjatë kthimit moti ekstrem bllokon alpinistët shqiptarë, pritet evakuimi i tyre me aeroplan prej Antarktikës

Java e tretë që po përballen me acarin dhe erërat e Antarktikut.

Mrika dhe babai i saj, Arianit Nikqi, pas pushtimit me sukses të majës më të lartë të kontinentit të akullt Mount Vinson 4892 lmb, së bashku me ekipin e ekspeditës CTSS , pas ecjeve të gjata dhe duke u përplasur me motin ekstrem, arritën në kampin kryesor.

Edhe pse në kampin bazë do të duhej të qëndronin një apo dy ditë, moti nuk ishte në favor të tyre që të merrnin dritën e gjelbër për të fluturuar drejt Union Glacier.

“Ne jemi në mes të një prej vonesave më të gjata në Antarktikut që nga lëvizja e kampit në Union Glacier. Është një lloj i pashembullt vonimi i këtij viti”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e “Mountain Professionals”.

Lexo po ashtu Babë e bijë, Arianiti dhe Mrika Nikqi bëhen shqiptarët e parë që pushtojnë majën më të lartë të Antarktikut

Burimet e Telegrafit thonë se dyshja shqiptare vazhdojnë të qëndrojnë në kamp duke rezistuar dhe u përballur me natyrën e këtij kontinenti.

Megjithatë, në rast se mos përmirësimit të motit, dyshja pritet të evakuohet me aeroplan dhe më pas të rikthehen në Kosovë.

Baba e bijë kujtojmë se gjatë javës së kaluar kishin pushtuar majën më të lartë të Antraktikut, ku nuk mungoi edhe ngritja e flamurit kombëtar shqiptar si dhe shtetëror të Kosovës.

Lexo po ashtu Babë e bijë, Arianiti dhe Mrika Nikqi bëhen shqiptarët e parë që pushtojnë majën më të lartë të Antarktikut

Telegrafi do t’iu mbaj të informuar gjatë ditëve në vijim rreth detaje të reja të alpinistëve shqiptarë. /Telegrafi/

Exit mobile version