Në blogun e prodhuesit gjerman, thuhet se gjatë kësaj vere do të lansohen dy versione të BMW-së, M140i me tavan të hapur, dhe M240i që janë coupe me tavan të hapur.
Këto vetura me dy dyer, do të kenë motorë V6 me 3.0 litra për njësi, transmeton Telegrafi.
Për dallim nga 340i, 440i dhe X4 M40i, modelet e fundit do të kenë ‘15 kuaj’ më shumë, që e ngritin tërheqjen e përgjithshme në 340-kuaj fuqi.
Modelin M140i, BMW do ta lansojë në Shtete e Bashkuara, ndërsa M240i do të jetë për Evropë. /Telegrafi/