Ndeshja e parë në stadiumin e rinovuar të Prishtinës tashmë të quajtur “Fadil Vokrri” u zhvillua të hënën mes Dritës dhe Prishtinës në kuadër të Superkupës së Kosovës.
Rreth 10 mijë tifozë ishin mbledhur në stadiumin e qytetit për të përcjellë këtë ndeshje.
Kjo ndeshje është vëzhguar edhe nga drejtues të UEFA-s, të cilët ende nuk e kanë dhënë verdiktin final rreth licencimit të stadiumit.
Mësohet se vendimi për stadiumin mund të jepet brenda kësaj jave.
Ndeshja u zhvillua të hënën, të martën ishin përfaqësues të UEFA-s për vlerësim edhe gjatë ditës në stadium e të mërkurën përreth tij, gjendja ishte e tmerrshme.
Mbeturinat e kanë mbuluar përreth Stadiumin, e kompania për pastrimin e saj nuk është marr me këtë çështje.
Një imazh si ky, ishte pamja e parë që ekipi i UEFA-s do e mbajnë si kujtim.
Tjetër gjë që iu ra në sy gjatë ndeshjes zyrtarëve të UEFA-s ishte edhe tollovia e krijuar rreth stadiumit nga shikuesit, shitja e biletave në treg të zi, ndezja e fishekzjarrëve dhe hedhja e tyre në drejtim të fushës nga tifozët e Dritës, si dhe mospërfundimi i disa punëve në stadium. /KP/